Vllaznia luan me Universitate Craiova për turin e dytë të Conference League. Në 21 korrik në 21:00 në “Loro Boriçi”, shkodranët kanë një detyrë të vështirë kundër rumunëve.

Në lidhje me këtë sfidë, kapiteni i skuadrës, Erdenis Gurishta ka ftuar tifozët në stadium. Në një postim në rrjetet sociale, mbrojtësi tregon se me tifozët janë më të fortë.

“E enjte në 21:00, të gjitha rrugët të çojnë drejt stadiumit. Me ju më të fortë”, shkruan Gurishta. Më shumë se 3 mijë bileta janë shitur për ndeshjen e UECL, ndërsa ende asnjë televizon nuk ka gjetur akordin me klubin e Vllaznisë për të transmetuar duelin në TV.

Interesi duket i konsiderueshem dhe ne stadium pritet te jene se paku 10 mije tifoze. Por nderkohe tifozet duhet te shpejtojne t’i blejne biletat sepse siç eshte bere njoftimi sot, sporteli do te mbyllet te enjten ne ora 17.00.