Vllaznia taekondo eshte shpallur nenkampione e vendit ne garat e kampionatit kombetar per te rritur dhe te rinj, zhvilluar diten e diele ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit. Ne kategorine e te rriturve, ekipi shkodran eshte renditur pas ekipit te Tiranes, ndersa me te rinjte serish nenkampion, nderkohe qe vendin e pare e ka zene ekipi i Studentit.
Ekipi i Vllaznise eshte paraqitur ne kete kampionat me 24 sportiste (10 vajza dhe 14 djem) dhe rezultatin me te mire nder to e ka arritur Nejla Uruçi e cila perveç titullit kampion, u shpall sportistja më e mirë teknike e kampionatit per te rritura.
Kampionë si individ jane shpallur 6 sportiste, 3 me te rinjte dhe pikerisht Amina Hadri -46 kg, Isra Meta -52 kg dhe Muhamed Dyli -63 kg. Ndersa kampionë me te rriturit jane shpallur Enisa Shabaj -53 kg, Irsa Osmanagiq -67kg dhe Nejla Uruçi +73 kg.
Jane arritur 10 vende te dyta, konkretisht 4 me te rinjte: Adri Gorrila -59 kg, Selma Uruçi -59 kg, Rea Broci -63 kg dhe Sajmir Trushi -68 kg. Ndersa me te rriturit nenkampione per vitin 2024 jane shpallur: Raesa Grudaj -49 kg, Hysen Karmeshtna -54 kg, Edri Hoti -58 kg, Esad Malaj -68 kg, Neual Uruçi -74 kg dhe Nikolin Perzefi -80 kg.
Ka patur edhe 5 vende te treta, prej te cileve 3 me te rinjte dhe konkretisht: Edrit Coka -45 kg, Rejsi Meaj -48kg dhe Ingrid Kthupi +68 kg. Po ashtu edhe 2 vende te treta me te rriturit per Neriman Puka -62 kg dhe Gramoz Hasa +87 kg./www.shkodrasport.com/