HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia të dielën në transfertë, statistikat super kundër Kastriotit

Vllaznia të dielën në transfertë, statistikat super kundër Kastriotit

Vllaznia do ketë një sfidë delikate në kampionat në këtë javë. Kuqeblutë do udhëtojnë drejt Kamzës për tu ndeshur me Kastriotin. Krutanët që i kanë bërë një start fantastik këtj viti ku kanë marrë 4 pikë në dy ndeshjet e para. E po ashtu kundër shkodranëve do kërkojnë të vijojnë këtë ecuri pozitive e nga krahu tjetër skuadra e Brdariç që kërkon medoemos fitoren.

Por statistikat e sezonit të fundit dhe të atij që jemi aktual flasin të gjitha në favor të Vllanznisë. Kështu kuqeblutë morën një fitore në transfertë sezonin e shkuar përballë Kastriotit në shifrat 0-3. Ndeshje ku shënonin, Dunga, Dilaver dhe Imeri. Por krutanët do i ndalnin brenda në Shkodër në shifrat 0-0 në fazën e dytë shkodranët.

Vllaznia sërish do fitonte në transfertë në fazën e tretë. Vendoste një gol i Ardit Hoxhajt në fund të lojës për shifrat 0-1. E po në të njëjtat shifra do fitonte Vllaznia në fazën e fundit të sezonit të shkuar, ku protagonist me golin e tij do ishte Haris Dilaver. Edhe këtë edicion në fazën e parë, Vllaznia ka fituar 3-1.

Dopieta e Hoxhajt dhe goli i Aralices do i jepnin 3 pikët, 9 herë kampionëve të vendit. Tek kuqeblutë patjetër duan që këtë traditë kaq pozitive ta vijojnë edhe ditën e dielë në transfertë kundër Kastriotit.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments