Java e fundit e fazës së parë të kampionatit të femrave ka nisur dje dhe do të përfundojë sot me ndeshjet që do të zhvillohen.

Gjatë ditës së djeshme ka luajtur dy ekipet e Shkodrës, AAS dhe Juban Danja.

E para ka pritur në fushën e saj ekipin e Dajtit të cilin e ka mundur me rezultatin e thellë 7-0.

Golat për të janë shënuar nga futbollistja Shega 2 gola, Sufaj, Armoku dhe Tukaj 2 gola.

Një fitore e thellë e cila rikthen këtë skuadër sërish tek fitorja dhe me këtë rezultat, AAS tashmë është ngjitur në kuotën e 15 pikëve duke mbajtur vendin e gjashtë në renditje.

Pas largimit të trajnerit Parmeza, tashmë këtë ekip janë duke e drejtuar një grup trajnerësh të kësaj Akademie, me në krye Marvin Meçenovin, të ndihmuar Eli Dervishaj dhe Delfina Puka.

Padyshim që ato do të tentojnë ngjitjen në tabelën e klasifikimit në fazën e dytë të kampionatit.

Sakaq, ekipi tjetër i Shkodrës- “Juban Danja” dje ka luajtur në Fier ndaj Apolonisë ndeshjen e rradhës, të cilën e ka humbur me rezultatin 6-1.

Golin e vetëm për të e ka shënuar Klaudia Rrotani por që nuk ka mjaftuar për asgjë.

Pas kësaj humbje, Juban Danja mbetet në vendin e shtatë të renditjes me 12 pikë të grumbulluara.

Sot ndërkohë Vllaznia kryesuese e kampionatit do të luajë në Pogradec ndeshjen e rradhës për kampionat ndaj skuadrës vendase dhe padyshim që do të tentojë të arrijë fitoren e rradhës, për t’iu afruar edhe më shumë titullit kampion.
www.shkodrasport.com