HomePA KATEGORIVllaznia- Tirana, finalja e Kupës së Shqipërisë për 19 vjeçarët

Vllaznia- Tirana, finalja e Kupës së Shqipërisë për 19 vjeçarët

Vllaznia-Tirana për U-19 do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë pas ndeshjeve të zhvilluara dje në kompleksin e Pezës.

Partizani-Tirana, derbi i shumëpritur i të rinjve për gjysmëfinalen, ka dhuruar emocione të mëdha. Bardheblutë ia kanë dalë të kualifikohen pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë.

Në ndeshjen tjetër për U-19, Vllaznia shkatërroi Shënkollin me shifrat 4-0. Ardit Nikaj dhe Arsen Elbasani shënuan secili nga dy gola. Që në 18 minutat e para shkodranët vendosën diktatin.

Kjo ndeshje ka pasur edhe mjaft ndëshkime me kartona për ndërhyrje të gabuara. Tre lojtarë morën nga dy herë të verdhë dhe dolën me të kuq.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments