Java e trete e Kategorise Superiore mbi te gjitha ka ne vemendje kryesore supersfiden qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” ne mes Vllaznise dhe Tiranes, qe ndryshe konsiderohet sfida “klasike” e futbollit shqiptar per vete historine dhe traditen e ketyre ballafaqimeve.
Nga sa merret vesh, do të jetë Enea Jorgji gjyqtari kryesor në kryesfidën e javës së tretë të Kategorisë Superiore, Vllaznia-Tirana. Klasikja e futbollit shqiptar i rikthehet kampionatit pas dy vitesh mungesë, pasi dy skuadrat provuan shijen e kategorive inferiore.
Një duel delikat ky, duke parë rivalitetin mes dy skuadrave që kanë shkruar historinë e futbollit shqiptar. Për këtë, sektori i garave pranë FSHF-së ia ka besuar bilbilin kryesor një ndërkombëtari si Jorgji.
Pritet që ky duel të gjykohet nga gjashtë gjyqtarë, pasi besohet se për këtë derbi do të ketë edhe arbitra linje. Takimi mes Vllaznisë dhe Tiranës luhet sot në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 19:00. Nderkohe delegat i FSHF-se per kete takim do te jete Bujar Pregja dhe vezhgues Plarent Kotherja.








