17 vjeçarët e Vllaznisë kanë bërë detyrën duke fituar ndeshjen e rradhës dhe duke ruajtur kryesimin e tabelës së renditjes edhe pas javës së 15-të të kampionatit.

Paraditen e sotme ata kanë pritur në “Reshit Rusi” ekipin e AAS në një “derbi” të dy ekipeve shkodrane por natyrisht që në fund kanë triumfuar kuqeblutë e trajnerit Zhejani.

Në pjesën e parë ka qenë mesfushori Olsi Mali ai që ka zhbllokuar shifrat në minutën e 37-të duke bërë që Vllaznia të shkonte në pushimin e ndeshjes me avantazhin e një goli.

Ndërkohë, në fillimin e së dytës, do të ishte Sindrit Barbullushi ai që do të dyfishonte shifrat.

Nderkohe Samuel Asllani do të shënonte dhe golin e tretë në minutën e 74-të duke plotësuar kësison fitoren e ekipit të tij në shifrat 3-0.

Me këtë fitore Vllaznia U-17 vazhdon të ruajë vendin e parë në renditje tashmë në kuotën e 37 pikëve, një më shumë se Tirana e vendit të dytë.

Ekipi shkodran e ka siguruar plej-ofin megjithatë po synon mbajtjen e vendit të parë deri në fund të fazës së dytë të kampionatit.
www.shkodrasport.com