Java e 23-të e Superiores luan sot tre nga pesë ndeshjet e saj. Më shumë interes paraqet ndeshja që do të luhet në orën 17:00, në Durrës, mes Teutës dhe Partizanit.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga kryesori Eldorjan Hamiti.Ndeshja e Korçës mes Skënderbeut dhe Laçit do të gjykohet nga Juxhin Xhaja dhe ndeshja tjetër, Lushnja-Kukësi, do të gjykohet nga shkodrani Indrit Myrtja.

Dy ndeshjet e tjera, Vllaznia-Flamurtari dhe Luftëtari-Kamza, do të zhvillohen nesër.

Gjyqtarët e ndeshjeve të sotme:

Teuta-Partizani

Eldorjan Hamiti

Lushnja-Kukësi

Indrit Myrtja

Skënderbeu-Laçi

Juxhin Xhaja