Java e parë e fazës së tretë të kampionatit të moshave, nuk ka dhuruar një fitore për Vllaznia U-17.

Ndonëse luante me skuadrën e vendit të parafundit, Akademinë e Futbollit, nuk ka shkuar më shumë sesa barazimi 1-1.

Pjesa e parë e ndeshjes, pavarësisht rasteve të krijuara, nuk ka patur gol. Ndërkohë në të dytën, Ndreaj ka shënuar për Akademinë e Futbollit në minutën e 61-të duke shtangur në njëfarë mënyre ekipin shkodran.

Megjithatë përpjekjet e tij për të vazhduar dhe janë konkretizuar vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Autor i golit të barazimit ka qenë pikërisht mesfushori Olsi Mali, një futbollist i cili ka shënuar jo pak gola për Vllaznia U-17 në ndeshjet e fundit.

Përfundimisht barazim 1-1, një rezultat që nuk konsiderohet aspak pozitiv për ekipin shkodran.

Kuqeblutë e trajnerit Zhejani janë tashmë në kuotën e 42 pikëve dhe mbajnë vendin e dytë në renditje, duke qenë të shkëputur 6 pikë nga Tirana e vendit të parë dhe 8 pikë nga Kukësi i vendit të tretë.
© shkodrasport.com