Vllaznia U16 ne volejboll per femra ka arritur te kualifikohet per ne fazen finale te kampionatit. Nje sukses i deritanishem ky i ketij ekipi deri tani teksa njeh vetem fitore ne ecurine e tij, megjithate e rendesishme eshte ta mbylle ne menyren e duhur krejt kampionatin.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Fatjet Haxhagiq dhe zevendestrajneri Dorian Tafa ne fazen e pare te kampionatit ka mundur Beselidhjen ne ndeshjen e pare me rezultatin 2-0 (25-12 dhe 25-16), me pas Minatorin po 2-0 (25-10, 25-19), per te vazhduar me fitoren ndaj Korabit 2-1 (25-9, 15-25, 21-19) dhe per ta mbyllur me fitoren 2-0 ndaj Mirdites (25-9, 25-17).
Ne fazen e dyte nderkohe Vllaznia U16 ka arritur tre fitore. Fillimisht 2-0 ndaj Apolonise (25-23, 25-17), me pas po 2-0 ndaj Barleti Volley (25-17, 25-18), per ta mbyllur me fitoren 2-0 ndaj Skenderbeut (25-21, 25-19)
Nderkohe ne fazen finale te kampionatit qe do te zhvillohet shume shpejt, Vllaznia U16 do ndeshet me ekipet Korça Volley
Apollonia dhe Korabi. Padyshim qe objektivi edhe ndaj tyre do te jete fitorja dhe me pas edhe titulli kampion.
Perberja e ekipit te Vllaznise eshte me lojtare te talentuar dhe qe premtojne per te ardhmen duke filluar nga Adea Grumira, Marjana Ndou, Ajsi Beqiri, Brigena Bashaj, Xhoi Kaçi, Raisa Qeraj, Uerda Kopliku, Junida Osja dhe Iris Mesi. Keto vajza nen drejtimin e stafit teknik padyshim qe do te synojne sjelljen e kupes ne Shkoder./SHKODRA-SPORT.COM/