Vllaznia U17 ka marre nje tjeter fitore te rendesishme ne kampionat dhe si rrjedhoje tashme i eshte afruar shume zones play-off. Padyshim qe kjo eshte diçka shume pozitive per kete ekip qe deri para dy javesh rrezikonte edhe renien nga kategoria.

Ne ndeshjen e javes se 24-te te kampionatit, Vllaznia U17 ka luajtur ne Tirane ndaj Partizanit, me te cilen ka fituar me rezultatin e thelle 4-0.

Ka qene mesfushori Matija ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 11-te, nderkohe qe ne te 33-ten ka qene Vidrica qe ka shenuar autogol duke dyfishuar shifrat ne favorin e ekipit shkodran.

Nderkohe 5 minuta para fundit te pjeses se pare ka ardhur edhe goli i trete me autor mesfushorin Ersi Zaganjori dhe per rrjedhoje ky 45 minutesh eshte mbyllur ne shifrat 3-0 ne favor te ekipit shkodran.

Nderkohe ne pjesen e dyte ai ka fituar edhe nje 11-metersh i cili eshte kthyer ne gol nga mesfushori William Cungu dhe per pasoje ne kete menyre e gjithe ndeshja eshte mbyllur me fitoren e thelle te Vllaznia U17 ne shifrat 4-0.

Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 22 pikeve dhe mban aktualisht vendin e peste ne renditje duke qene vetem dy pike larg Tiranes se vendit te katert, vend ky qe shkon ne play-off./SHKODRA-SPORT.COM/