Shkëndija e Tetovës vazhdon e qetë drejt titullit kampion, teksa ditën e sotme ka korrur një tjetër fitore.

Të besuarit e Ernest Gjokës, kanë mposhtur me rezultatin 0-3, Belasicën në transfertë. Ishte sulmuesi shkodran Rubin Hebaj, ai i cili realizoi golin e parë për Shkëndijën në minutën e 26-te duke treguar edhe njehere tjeter se po shnderrohet ne nje lojtar te rendesishem per kete skuader.

Pas tij ka qene Nafiu dyfishoi shifrat në 41’ ndersa Kramer Qaka vulosi gjithçka në 54’, duke shënuar edhe të tretin.

Me këtë fitore Shkëndija shkon në kuotën e 65 pikëve, 13 pikë më shumë se Shkupi i vendit të dytë. Këta të fundit mposhtën minimalisht Borecin jashtë. Struga ka triumfuar 3-0 ndaj Pelisterit, ndërkohë që Akademija Pandev ka triumfuar 3-0 ndaj Vardarit.