Vllaznia U17 e ka nisur me fitore fazen e trete te kampionatit. Ne ndeshjen e luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj Brians, ajo ka fituar me rezultatin e paster 4-0.

Ne pamje te pare duket se kemi patur te bejme me nje fitore te lehte, por nuk ka qene keshtu. Ekipi lezhjan eshte mbrojtur mjaft mire dhe kjo i ka vene ne veshtiresi kundershtaret. Si rrjedhoje pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim 0-0.

Krejt ndryshe e dyta. Brians ka rezistuar edhe vetem 14 minuta dhe me pas do te “dorezoheshin’. Goli i mbrojtesit Gabriel Rroku ne minuten e 59-te ka hapur furine e golave te vendasve.

Pas tij do te shenonte edhe Gerald Kubazi dy minuta me vone, nderkohe qe do ta dergonin topin ne rrjete edhe futbollistet e tjere Xhoel Hajdari dhe Rijad Fangaj duke vulosur kesisoj fitoren e thelle 4-0.

Me kete fitore Vllaznia U19 eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve dhe eshte barazuar per momentin me Shenkollin e vendit te dyte./SHKODRA-SPORT.COM/