HomeFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia U17 për femra mund Apoloninë dhe kualifikohet për në finale. Do...

Vllaznia U17 për femra mund Apoloninë dhe kualifikohet për në finale. Do luajë ndaj Tiranës

anë zhvilluar sot në “Shtëpinë e Futbollit” dy ndeshjet gjysmëfinale të kampionatit të vajzave U-17. Vllaznia dhe Tirana do të përballen së bashku në finale për të përcaktuar ekipin kampion të këtij edicioni.

Sfida e parë gjysmëfinale e ditës së sotme ishte Apolonia – Vllaznia. Takimi ishte shumë i luftuar dhe koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola 0-0. Më pas, të dyja ekipet iu drejtuan penalltive, ku vajzat e Vllaznisë fituan 3-1.

Në takimin tjetër gjysmëfinal Tirana nuk e vendosi aspak në diskutim fitoren, pasi triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Skënderbeut.

Finalja e këtij edicionin në kampionatin e vajzave U-17, Tirana – Vllaznia do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” më datë 5 maj.

Rezultatet e sfidave gjysmëfinale

Apolonia U-17 – Vllaznia U-17 0-0 P(1-3)

Tirana U-17 – Skënderbeu U-17 3-0

Finalja

Tirana U-17 – Vllaznia U-17 05.05.2024

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments