Një rezultat ndoshta surprizë për shumëkënd por Vllaznia U17 ka treguar vlerat e saj në takimin e sotëm çerekfinal të Kupës së Shqipërisë teksa ka mundur 2-1 Tiranën dhe është kualifikuar për në gjysmëfinale. Fakti që luante ndaj skuadrës më në formë të kampionatit, e bënte disi të vështirë fitoren për kuqeblutë por nuk ka ndodhur kështu.

Skuadra bardheblu ka shënuar në pjesën e parë me anë të Cerenit në minutën e 35-të dhe pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol. Në të dytën ndodh mrekullia. Në minutën e 51-të ka qenë mesfushori Muliu që ka barazuar shifrat.

Dhjetë minuta më vonë, skuadra shkodrane do të fitonte një 11-metërsh i cili është kthyer në gol nga futbollisti Pusi. Deri në fund më pas nuk ka patur gola të tjerë dhe kësisoj Vllaznia U17 ka fituar 2-1 duke u kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Një sukses ky për skuadrën e drejtuar nga trajnerët Bizi e Kadija teksa të gjithë futbollistët kanë bërë një paraqitje shumë të mirë, por spikati sërish portieri 14 vjeçar Tomas Kiri i cili me disa pritje të shkëlqyera që ka bërë, ka kontribuar në fitoren dhe kualifikimin e skuadrës së tij.
© shkodrasport.com