Me fitore e ka mbyllur pjesen e pare te ndeshjes qe po zhvillon ne Laç ndaj skuadres vendase, ekipi Vllaznia U19.

Ajo ka arritur te shenoje dy gola ne pjesen e pare dhe per rrjedhoje ne fund te 45 minutave, udheheq me rezultatin e paster 2-0.

Rezultati eshte zhbllokuar shume shpejt. Ne minuten e 11-te ka qene mesfushori sulmuesi Akil Ndreca ai qe ka shenuar golin e pare per kuqeblute.

Nderkohe, nje minute para fundit ka ardhur edhe goli i dyte me autor Muhamedin Lisajn.

Vllaznia U19 qe drejtohet nga trajneri Luan Zmijani, ne kete menyre ka hedhur nje hap te sigurte drejt fitores se ketij takimi, fitore me te cilen do te forconte pozitat ne krye te renditje.
www.shkodrasport.com