Gjashte ndeshje dhe Vllaznia U19 ende nuk e di se çfare eshte fitorja ne kampionatin e sivjetem. Diçka e habitshme ne fakt per kete ekip te cilin gjithe keto vitet e fundit jemi mesuar ta shohim gjithnje ne nivele te larta duke fituar trofe dhe duke qene ne mes ekipeve me te mira te kampionatit.

Por sivjet eshte tjeter gje. Edhe sot, ndonese luanin ne Shkoder ndaj nje ekipi pa shume pretendime si Term, kuqeblute e trajnerit Luan Zmijani nuk kane shkuar me larg sesa barazimi 2-2.

Ndeshja nuk ka nisur aspak mire per kuqeblute. Miqte nga Tirana me dy aksione kane arritur te shenojne dy gola me ane te Kekos dhe Prenges ne minutat 27 dhe 32 duke krijuar nje çoroditje tek vendasit.

Megjithate ata kane gjetur forca te reagojne dhe brenda pjeses se pare, pikerisht ne minutat 41 dhe 43 kane arritur te shenojne dy here me ane te Olsi Malit dhe Angjelo Radovanit duke barazuar rezultatin.

U mendua se ne fillimin e pjeses se dyte gjerat do te ishin ndryshe por nuk do te ndodhte keshtu. Ne minuten e 61-te portieri Tomas Kiri ndeshkohet me karton te kuq dhe le skuadren e tij me nje futbollist me pak ne fushe.

Ne loje eshte portieri tjeter Çaku qe ze vendin e Elbasanit dhe ne fakt Vllazni U19 pavaresisht se me 10 futbolliste per gjysme ore ushtron presion, krijon raste por nuk arrin te shenoje dot duke bere qe e gjithe ndeshja te mbyllet ne barazim 2-2.

Ky ishte barazimi i katert per skuadren e trajnerit Zmijani ne gjashte ndeshje, teksa ka pesuar edhe dy humbje ndersa fjala fitore per te duket e harruar.
www.shkodrasport.com