Me fitore e ka nisur fazen e trete te kampionatit edhe Vllaznia U19. Ne ndeshjen e javes se pare te saj, ate te luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj ekipit te Lushnjes, ajo ka fituar me rezultatin e paster 3-0.

Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 17-te me ane te futbollistit Paulo Pjeshka nderkohe qe nje minute para fundit te pjeses se pare ka qene mbrojtesi Flori Spahija qe me nga nje goditje denimi ka gjuajtur ne menyre te shkelqyer duke e derguar topin ne trekendesh.

Pjesa e pare kesisoj do te mbyllej me rezultatin 2-0. Ne te dyten ka qene serish futbollisti Pjeshka qe ka shenuar ne minuten e 77-te golin e dyte personal dhe te treten per ekipin e tij duke mbyllur kesisoj te gjithe ndeshjen ne shifrat 3-0.

Me kete fitore, Vllaznia U19 eshte ngjitur ne kuoten e 22 pikeve dhe vazhdon te mbaje vendin e pare ne renditje edhe pas javes se 19-te. Perballja e javes se ardhshme me Partizanin e vendit te dyte qe do te luhet serish ne Shkoder, pritet me shume interes dhe mund te vendose shume gjera per vazhdimesine e kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/