Vllaznia U21 e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Ajo e ka fituar ndeshjen e pare te tij pikerisht ndaj Apolonise ne Fier, me rezultatin 3-1. Ne kete menyre, debutimi i trajnerit Dean Sibson ne krye te ketij ekipi ka qene i suksesshem.
Vllaznia e ka nisur kete ndeshje me kete formacion: Ne porte ka qene Qarri, ndersa katershja e mbrojtjes ka qene e perbere nga Peku, Paloka, Shimaj e Smajli.
Ne treshen e mesfushes kane luajtur Dede, U.Hoxha dhe Leka ndersa sulmi i eshte besuar Muliut, Ivzikut dhe Çobes.
Ndeshja nuk ka nisur mire per shkodranet te cilet kane pesuar gol qe ne minuten e 5-te kur Kananaj shenoi ne porten e Vllaznise duke kaluar ne avantazh Apolonine.
Por ky avantazh ka zgjatur pak minuta. Ne minuten e 23-te ka barazuar shifrat futbollisti Joald Ivziku ndersa pese minuta me vone Vllaznia U21 ka fituar te drejten e nje 11-metershi dhe ate e ka kthyer ne gol sulmuesi Mehdi Çoba.
Ky i fundit do te shenonte edhe ne minuten e 90-te te ndeshjes dhe serish me 11-metersh duke vulosur rezultatin perfundimtar te ndeshjes 3-1 ne favor te Vllaznia U21./SHKODRA-SPORT.COM/