Edhe pse në kufijtë e çmendurisë, me siguri, ai tifoz që ka guxuar të parashikojë në skedinë fitoren e Sherif Tiraspolit përballë Realit në “Santiago Bernabeu”, do të jetë bërë milioner.

E dini sa kuotohej ky sukses i kampionëve të moldavisë, ndaj ekipit më të trofeshëm të Champions-it? Plot 21. Një koeficient i çmendur ky, që ka thyer çdo parashikim.

Fitorja e Realit para ndeshjes ishte e papërfillshme nga kompanitë e basteve, por futbolli prandaj është sporti më i bukur në botë, se është i paparashikueshëm dhe ka të tilla surpriza të çmendura!