Vllaznia U21 ne volejboll per meshkuj nuk ka arritur te shpallet kampion i Shqiperise pas ndeshjes se dyte dhe gjithçka eshte shtyre per ne ndeshjen e trete finale.
Pas fitores 3-0 ndaj Erzenit ne ndeshjen e pare te luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, volejbollistet shkodrane kerkuan te fitonin edhe ndeshjen e dyte ndaj shijakasve te luajtur pasditen e djeshme ne Durres dhe te shpalleshin kampione.
Per kete arsye, nga Shkodra kishte udhetuar edhe nje autobuz me tifoze te cilet prisnin fitoren dhe festen e titullit, por nuk ka ngjate keshtu. Kete here ka qene Erzeni qe e ka fituar kete ndeshje te dyte me rezultatin 3-2.
Takimi eshte shoqeruar me nje rivalitet te madh por ne fund eshte fituar nga shijakasit. Tasjme per te shpallur ekipin kampion do te luhet edhe nje ndeshje e trete ne Shkoder, ndeshje qe pritet te luhet diten e diele ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Vllaznia U21 e drejtuar nga trajneret Endri Jukni e Fatjon Çekini konsiderohet favorit, megjithate çdo gje do te vendoset ne parketin e pallatit te sportit “Qazim Dervishi” javen tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/