Ditën e nesërme, në Rrogozhinë, do të përballen Egnatia dhe Vllaznia, në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore të 21-vjeçarëve, një sfidë kjo që pritet me interes.

Ndeshja e kësaj jave është e rëndësishme për kuqeblutë, rezultati i së cilës pritet të jetë pozitiv për Vllazninë, nisur nga ndeshjet e fundit që ka bërë shumë hapa fals dhe shpresohet shumë që nesër ata të rikthehen në rrugën e duhur të rezultateve.

Vendasit e Egnatias ndodhen në vendin e parafundit të renditjes me vetëm 7 pikë, një prej të cilave ia mori shkodranëve në Shkodër, ndërkohë që Vllaznia mike është e katërta në renditje për momentin.

Ndeshja Egnatia-Vllaznia, e vlefshme për kampionatin e 21-vjeçarëve, do të luhet nesër në Rrogozhinë, duke nisur nga ora 14:00. Kuqeblute do kene disa mungesa te rendesishme per arsye kartonash, megjithate kjo nuk e ndryshon objektivin e tyre.
Maringlen ZHIVANI