Ne momentin kur Vllaznia po e vuan me shume se kurre mungesen e nje goledari dhe per fat te keq gjate kesaj periudhe i ka munguar golashenuesi me i mire i sezonit te kaluar, Ardit Hoxhaj.

Ai prej me teper se nje muaji ka qene larg skuadres per shkak te nje demtimi, por lajmi me i mire eshte se tashme keto probleme i ka lene pas dhe pas pak ditesh do te jete ne dispozicion te stafit teknik.

Sulmuesi vlonjat ka dhene mbremjen e sotme nje interviste per “Shkodra Sport” teksa ka rrëfyer gjithçka për dëmtimin e tij, vuajtjet larg fushës së blertë dhe po ashtu ka folur edhe për ecurinë e skuadrës dhe detaje të tjera. Për më shumë, lexoni intervistën e dhënë për gazetën tonë:


– Ardit, si eshte gjendja juaj tani?

Gjendja ime tani eshte shume e mire. Kam nje jave qe kam filluar nje program vrapimesh ne bashkepunim me trajnerin dhe pergatitesin atletik per te fituar kondicionin fizik dhe mbas Skenderbeut do bashkohem me ekipi.


– Sa kohe u be qe jeni larg skuadres?

Hera e fundit qe kam qene ne fushe ka qene ndeshja ndaj Tiranes, pra nje muaj me pare. Tani ndihem shume mire edhe çdo gje ka kaluar.

– Çfare demtimi keni patur?

Kam pasur nje demtim te vjeter qe ne Kupat e Europes. Kam luajtur edhe atehere me injeksion dhe deri tani kam sakrifikuar duke luajtur me qetesues, por erdhi nje moment qe nuk mund te vazhdoja me keshtu per shkak te dhimbjeve. Duhet te beja pushim dhe terapi dhe siç dihet çdo demtim ka kohen e vet te rikuperimit.


– E ke vuajtur kete periudhe pa futboll?

Normalisht eshte nje periudhe shume e veshtire per çdo futbollist kur eshte larg fushes. Tani jam i lumtur qe kam filluar stervitjen. Po punoj fort dhe dua te rikthehem perseri ne formen qe kam pasur dhe te ndihmoj sa me shume ekipin.


– Cili eshte mendimi juaj per ecurine e skuadres ne keto ndeshjet kur keni qene larg saj?

Skuadra ka bere paraqitje pozitive. Mendoj se ne disa raste disa episode te arbitrave na kane mohuar marrjen e pikrve te plota.


– Skuadra ka vuajtur edhe mungesen e golit ne disa ndeshje. Jeni ndjere keq qe nuk ishit ne gjendje ta ndihmoni?

Ka momente kur goli eshte çeshtje psikologjike e te gjithe ekipit. Nuk mendoj se do isha une shpetimtari i tij. Forca me e madhe e ekipit eahte grupi dhe te gjithe bashke mund te bejme nje pune te mire, Absolutisht me ka ardh keq qe s’kam qene me ekipin sepse dua te jap gjithmone maksimumin tim.


– Sa shanse mendon se ka Vllaznia per te pretenduar serish titullin?

Mendoj se tani ne duhet te marrim çdo ndeshje me rradhe dhe te presim te gabojne rivalet tane. Ne duhet te bejme punen tone dhe t’i fitojme ndeshjet tona, duke filluar nga kjo e se premtes me Skenderbeun./SHKODRA-SPORT.COM/