Vllaznia U19 ka marre nje fitore te lehte ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Lushnjes, te luajtur mesditen e sotme ne fushen e kompleksit sportiv “Zmijani”.

Ne fund te 90 minutave, kuqeblute e drejtuar nga Vioresin Sinani kane sigluar fitoren 5-0, por ne fakt ajo mund te kishte qene edhe me e thelle sepse kane humbur shume raste shenimi.

Ai qe do e hapte serine e golave ne kete takim do te ishe kapiteni Rejan Alivoda i cili madje nuk ka shenuar nje, por dy gola njeri pas tjetrit. Gjate pjeses se pare do te shenonte edhe sulmuesi Rigers Musaraj dhe ajo do te mbyllej ne shifrat 3-0 per Vllaznia U19.

Ne pjesen e dyte nderkohe, shkodranet shenuan edhe dy gola te tjere, me autore Paolo Pjeshken dhe Klaudio Kodren duke vulosur kesisoj fitoren e thelle 5-0.

Pas javes se peste te kampionatit, Vllaznia U19 vazhdon te kryesoje renditjen me 11 pike, pas tre fitoreve dhe dy barazimeve qe ka arritur./SHKODRA-SPORT.COM/