Këtë verë, Vllaznia ka ndryshuar kurs sa i takon moshës mesatare të ekipit. Trajneri Mirel Josa, sigurisht që ka preferuar që boshtin e ekipit ta ketë me futbollistë, të cilët prej vitesh luajnë dhe fitojnë trofe në Superiore, por nga ana tjetër do vazhdojë t’u japë hapësirat e nevojshme edhe të talentuarve që vijnë nga Akademia.
Shkodranët e kanë moshën mesatare 24.1 vjeç, teksa futbollisti më i ri është Flori Spahija. Te kuqeblutë, dy lojtarët me moshën më të madhe, janë Bojan Zogoviç dhe Darko Bulatoviç, që të dy në moshë 33-vjeçare.
Prej vitesh, kampionati dhe gara për titull bëhet gjithnjë e më e egër dhe këtë vit në Shkodër, nuk duan të rrezikojnë synimet për titull siç ndodhi dy sezonet e shkuara. Eksperienca apo elementët e rinj? Kush do të ketë më shumë sukses mbetet për t’u parë në fund të kampionatit…
Megjithate, me shume e rendesishme eshte qe skuadra te vijoje me rezultatet pozitive sepse nese kjo ndodh, atehere stafi do te kete mundesine qe t’u jape mundesine edhe lojtareve te rinj te tregojne ashtu si duhet vlerat e tyre.
Maringlen ZHIVANI