Nesër do të luhen ndeshjet e radhës së Kategorisë së Parë, por në ndryshim nga herët e tjera, Federata Shqiptare e Futbollit duket se po krijon një traditë të re.

Duke nisur prej të mërkurës, kur njoftoi caktimin e trupës së arbitrave që do të gjykonin ndeshjen Skënderbeu-Kukësi, FSHF-ja ka njoftuar sonte emrat e arbitrave që do të gjykojnë të shtunën ndeshjet e Kategorisë së Parë.

Ne ndeshjen Vllaznia- Veleçiku do te drejtohet nga arbitri Erjon Bastari nga Tirana qe do te kete si asistentë Shazivarin dhe Bixhin.

Nderkohe, bie në sy, se në një prej ndeshjeve, që mund të konsiderohet edhe e një rëndësie të madhe, ajo mes Lushnjës dhe Apolonisë në Grupin B, arbitër kryesor do të jetë Enea Jorgji.

Ai mban stemën e FIFA-s dhe sektori i arbitrave në FSHF e ka përzgjedhur të gjykojë këtë sfidë, një javë pasi ai gjykoi një tjetër sfidë të rëndësishme, derbin Tirana-Partizani.

Mëposhtë do të njiheni me ndeshjet dhe gjyqtarët përkatës: