90 minuta shumë të dobëta me raste të pakta shënimi dhe në fund një barazim 0-0 që ka kënaqur pjesërisht vetëm Tomorin. Vllaznia nga ana e saj nuk ka arritur të dominojë në fushë. Ndonëse lojtarët e saj e kanë kontrolluar më tepër topin, ata nuk kanë arritur të krijojnë raste shënimi. Në këtë ndeshje të luajtur mesditën e së dielës në “Loro Boriçi”, Vllaznia ka luajtur me formacionin e saj më të mirë por kjo nuk ka ndikuar në fushë. Miqtë nga Berati janë mbrojtur mirë, kanë kërkuar madje hera-herës edhe kundërsulmin e shpejtë por pa rezultat. Rastet më të mira të kuqebluve kanë qenë ato të Krajës në fundin e pjesës së parë kur gjuan mbi traversë, shtylla e Smajlit në minutën e 79-të dhe rasti I Erkoçeviç 8 minuta para fundit. Këto nuk kanë mjaftuar për t’I dhënë tre pikët e kërkuara shkodranëve që kësisoj me 31 pikë tashmë dy javë para fundit të kampionatit, ende janë të rrezikuar për të shkuar në zonën e plej-autit. Pikërisht kjo gjë e ka nervozuar së tepërmi trajnerin Armir Grima që është parë shumë I shqetësuar në fundin e ndeshjes, madje duke mos dalë në konferencën për shtyp. Nga ana tjetër, për trajnerin e Tomorit, Ernest Gjoka, u arrit objektivi I skuadrës së tij që ishte marrja e një pike në këtë ndeshje. Vllaznia në këtë mënyrë, do të luhet medoemos të marrë një fitore në dy ndeshjet e mbetura për të qenë në pozita komode në renditje megjithatë paraqitja e sotme ndaj beratasve, nuk jep shumë garanci për këtë skuadër.

www.shkodrasport.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ne foto, stafi i Vllaznise i zhgenjyer pas perfundimit te ndeshjes se sotme.