...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia zgjedh vendin ku do të zhvillojë fazën përgatitore jashtë Shqipërisë

Vllaznia zgjedh vendin ku do të zhvillojë fazën përgatitore jashtë Shqipërisë

Vllaznia do të luajë kundër Universitatea Craiova, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Kjo sfidë do të zhvillohet në datën 21 korrik, kurse ajo e kthimit një javë më pas. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa ka nisur nga përgatitjet.

Por, burime të besueshme pranë klubit shkodran bëjnë te ditur se drejtuesit kanë vendosur t’i bëjnë dhuratë ekipit një fazë përgatitore në Austri. Në datën 29 qershor, shkodranët do të lënë Shqipërinë për të udhëtuar drejt shtetit austriak.

Atje do të marrin ngarkesën e duhur për këto sfida të Europës, ku sigurisht do të tentohet të shkohet në turin pasardhës. Ne Austri kuqeblute do te qendrojne deri me 13 korrik dhe gjate ketyre dy javeve, do te zhvillojne edhe disa ndeshje miqesore.

Ne Austri nderkohe prej disa ditesh eshte duke u stervitur edhe kundershtari i tyre, Universitatea e Krajoves. Kujtojmë që Vllaznia arriti të kualifikohej në turin e dytë të Conference League pas fitores në finalen e Kupës së Shqipërisë 2-1 kundër Laçit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.