Pritej prej kohesh dhe vetem sot eshte zyrtarizuar. Mesfushori francez Michael Panos eshte zyrtarizuar si futbollist i Vllaznise dhe do te jete pjese e saj per dy vitet e ardhshme.

Ka qene vete klubi shkodran qe e ka publikuar firmen me kete lojtar pak minuta me pare teksa ne faqen e tij zyrtare shkruan:

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Michaël Panos duke firmosur me të një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe një viti tjetër.

Lojtari në fjalë ka disa muaj që stërvitet me skuadrën dhe nga sot është zyrtarisht pjesë e saj. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij futbollisti. Welcome Michaël Panos!”