Gazeta “Shkodra Sport” e paralajmeroi largimin e tij mesditen e sotme dhe ne oret e pasdites ka qene vete klubi Vllaznia qe e ka zyrtarizuar largimin e saj te pare nga rradhet e saj. Behet fjale per sulmuesi brazilian Bruno Gomes.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Bruno Gomesh dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme futbollistike”, shkruan klubi i Vllaznisë.

27-vjeçari nuk arriti të linte gjurmë me fanellën kuqeblu, teksa realizoi vetëm 3 gola në Kupën e Shqipërisë. Në kampionat ai u aktivizua 15 ndeshje ku regjistroi vetëm 1 asist.

Me shume mundesi, Bruno Gomes nuk do te jete largimi i vetem nga kuqeblute sepse drejtuesit jane duke bere gati nje liste te lojtareve qe nuk do te jene me pjese e skuadres, ashtu siç jane duke punuar edhe per perforcimin e saj me lojtare cilesore.