Javen e ardhshme do te luhet gjysmefinalja e pare ne mes ketyre dy ekipeve, por duhet thene se Vllaznisë i ka ecur me Partizanin në periudhën e fundit, gjë të cilën e konfirmojnë edhe rezultatet.

Kuqeblutë prej 20 muajsh nuk e njohin humbjen ndaj “demave të kuq”, ku për herë të fundit kanë dështuar më 24 korrik 2020, kur Partizani i mposhti 3-0 në “Air Albania”.

Kjo statistikë shikohet si një ogur i mirë për shkodranët në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale për Kupën e Shqipërisë.

Tjetër faktor pozitiv mund të konsiderohet fakti se ndeshja e 31 marsit me të kuqtë do të luhet në fushë asnjanëse, në “Elbasan Arena”, pasi stadiumet e kryeqytetit janë nën rikonstruksion në këtë periudhë.