Vllaznia e volejbollit te femrave ka marre fitoren e dyte ne kampionat duke fituar me rezultatin e paster 3-0 ndaj ekipit te Korabit, ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Ndaj nje kundershtari relativisht te dobet, ekipi shkodran nuk e ka patur te veshtire te fitoje, megjithate loja e tij nuk eshte ngjitur ndoshta ne nivelin qe pritej dhe per kete arsye, trajneri Lisha ka shprehur rezervat e tij.

Ndeshja ka nisur mire per vajzat kuqeblu te cilat menjehere kalojne ne avantazh megjithate me kalimin e minutave nga ana e tyre ka jo pak gabime dhe si rrjedhoje rezultati do te ngushtohej megjithate seti i pare do te mbyllej ne shifrat 25-19 ne favorin e tyre.

Nderkohe dy setet e tjera do te fitohen me lehte nga ana e Vllaznise pikerisht ne shifrat 25-15 dhe 25-16 duke e kompletuar ne kete menyre fitoren e paster 3-0 te saj ne kete takim te vlefshem per javen e peste te kampionatit kombetar.

Pas kesaj jave, ekipi shkodran me 2 fitore dhe 3 humbje, ndodhet ne vendin e peste te renditjes, por kuptohet qe pritshmerite per te jane me te medha dhe prandaj ne javet e ardhshme do te tentohen te tjera fitore ne menyre qe te renditet ne katershen e pare dhe te mos i largohet kreut te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/