Pas ekipeve te basketbollit dhe volejbollit te femrave, edhe ai i volejbollit te meshkujve te Vllaznise e ka mbylluar sot kampionatin e tij duke u mjaftuar vetem me pozicionimin ne kater me te mirat e vendit, por pa arritur dot te shkojne ne finale te kampionatit.
Pasditen e sotme, djemte e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja jane ndeshur ndaj Partizanit ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke humbur me rezultatin 1-3 dhe ne kete menyre te kuqte me dy fitore ne turin gjysmefinal jane kualifikuar per ne finale.
Ekipi shkodran ne fakt e nisi mire ndeshjen duke e fituar setin e pare me shifrat 25-23 dhe kjo dha shprese per nje fitore te saj, por nuk do te ndodhte keshtu. Partizani reagoi dhe arriti ta fitonte setin e dyte 25-15. Me pas edhe te tretin 25-21, nderkohe qe ne te katertin shkodranet jane te “dorezuar”.
Ato arrijne te shenojne vetem 17 pike perballe 25 te Partizanit dhe ne kete menyre detyrojne te pranojne humbjen me rezultatin e pergjithshem 1-3 duke mbyllur kesisoj kampionatin e tyre pikerisht ketu./www.shkodrasport.com/