Vllaznia e volejbollit te femrave ka fituar me shume veshtiresi ne ndeshjen e javes se parafundit te Kupes se Shqiperise. Pasditen e sotme ajo eshte ndeshur me Teuten ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe ka triumfuar me set final 3-2.

Ne fakt ka qene nje paraqitje qe ka lene shume per te deshiruar per ekipin shkodran dhe jo me kot trajnerja Nora Deda eshte pare gjate gjithe kohes te jete e nervozuar. Vllaznia i ka fituar dy setet e para 25-20 dhe 25-22 duke krijuar idene se do ta mbyllte shpejt ndeshjen por nuk do te ndodhte keshtu.

Lojtaret e saj leshojne dhe nga kjo perfitoje durrsaket qe fillimisht fitojne setin e trete 25-21 duke rihapur ndeshjen, por me pas edhe te katertin 25-23 duke barazuar gjithçka dhe duke e çuar kete perballje ne set final.

Ne kete te fundit eshte zhvilluar nje loje me rivalitet dhe si rrjedhoje vetem ne fund do te ishte Vllaznia qe do ta fitonte 15-13 duke fituar ne kete menyre edhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.

Kur ka mbetur edhe nje jave nga perfundimi i ndeshjeve te fazes se grupeve, Vllaznia e femrave ka grumbulluar vetem 5 pike duke mos qene kesisoj ne gjendje te vazhdoje me tej rrugetimin e saj ne Kupen e Shqiperise. Nje ecuri kjo e logjikshme nisur nga kontigjenti shume i reduktuar qe ka ne dispozicion stafi teknik./SHKODRA-SPORT.COM/