Nje gol i sulmuesit Kevin Dodaj ne pjesen e pare qe Vllaznia U19 te marre nje fitore te rendesishme ne ndeshjen e kampionatit ndaj Tiranes, ndeshje kjo e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Nje sfide shume e bukur, e ndjekur nga nje numer i madh tifozesh, por edhe i gjithe stafi i ekipit te pare te Vllaznise si dhe te gjithe drejtuesit e klubit dhe ne fund te 90 minutave te gjithe jane kenaqur me ritmin e shfaqur ne fushen e lojes nga te dy ekipet.

Por diferencen e ka bere goli i sulmuesit Dodaj. Ne minuten e 36-te ai eshte futur bukur ne zone, ka shmangur nje mbrojtes dhe ka gjuajtur fort me te majten duke mposhtuar edhe portierin mik dhe topi ka perfunduar ne rrjete.

Ne pjesen e dyte Tirana eshte hedhur ne sulm per te barazuar dhe i eshte afruar shume golit, duke goditur ne nje moment traversen e portes shkodrane, por topi gjithsesi nuk ka perfunduar ne rrjete. Edhe Vllaznia ka tentuar golin e dyte por nuk ia ka dale.

Perfundimisht 1-0 per ekipin shkodran i cili me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 17 pikeve duke ndare per momentin vendin e pare te renditjes me Partizanin qe ne fakt ka nje ndeshje me pak te luajtur./SHKODRA-SPORT.COM/