...
HomeKRYESOREVOLEJBOLL/ Vllaznia e femrave sot ndaj Barletit për t'u kualifikuar në gjysmëfinale...

VOLEJBOLL/ Vllaznia e femrave sot ndaj Barletit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kampionatit

Kampionati kombëtar i volejbollit për femra tashmë është fituar në fazën e nxehtë me ndeshjet para “play off”, teksa sot do të zhvillohen takimet e dyta.

Pasi kaloi aktin e parë 3-0 në Farkë, Tirana udhëton drejt Pogradecit për takimin e dytë, sfidë që do të nisë në orën 18:00. Vajzat bardheblu janë favorite të padiskutueshme në letër, ndërsa në rast të një tjetër triumfi do të siguronin kalimin për në finale, aty ku gjejnë Partizanin.

Po në orën 18:00, Vllaznia orën Barletin në Shkodër. Vajzat kuqeblu e kanë fituar ndeshjen e parë në “Asllan Rusi” me rezultatin 2-3, një sfidë që dhuroi rivalitet të lartë në parket, ndërsa e tillë parashikohet edhe dueli i sotëm në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Shkodranët kërkojnë fitoren e dytë që do tu mundësonte kalimin në gjysmëfinalet “play off”, aty ku pret Skënderbeu. Në kampin tjetër, universitaret shpresojnë që ta çojnë serinë me 3 takime, për të luajtur shanset e kualifikimit në kryeqytet.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.