Vllaznia e volejbollit te te rejave ka marre nje tjeter fitore ne kampionat. Pasditen e djeshme ajo ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj ekipit te Tiranes, ne sallen sportive te Farkes ne kryeqytet.

Vajzat shkodrane e kane nisur mire ndeshjen dhe e kane fituar setin e pare ne shifrat 25-17. Tirana reagoi menjehere dhe ne setin e dyte arriti qe ta fitonte ate 25-16 duke barazuar ne kete menyre numrin e tyre ne 1-1.

Por vetem kaq. Ne te tretin eshte Vllaznia U18 qe luan me mire dhe e fiton ate 25-20, me pas edhe te katertin 25-17 dhe ne kete menyre ka arritur ta fitoje krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Perberja e ekipit shkodran ne kete ndeshje ka qene kjo: Aliçe Gjergji, Paola Gjyshja, Alesia Gjoamze, Alba Hysenaj, Keona Kalaja, Marjana Ndou, Altea Malevija, Gentiana Kodra, Klea Miloti, Elira Rukaj, Adea Gruemira, Ariola Kurti, Briselda Gjedi dhe Ibis Gonxha, te drejtuara nga trajneret Dorian Tafa dhe Fatjet Haxhagiq.