Volejbolli shkodran i femrave kohët e fundit ka kaluar momente jo pak të vështira. Polemika, akuza, dorëheqje dhe
duket se gjërat janë trazuar, por jo dhe aq. Situata po shkon drejt normalitetit dhe për ta bërë sa më të shpejtë këtë gjë, duket se ka ardhur edhe një eveniment që do t’i mbledhë sëbashku të gjithë pjestarët e këtij ekipi.

Pikërisht sot, kapitenia Klavia Petëza ka ditëlindjen. Ajo feston 26 vjetorin e lindjes dhe në këtë momente kuptohet që kjo ishte gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte këtij ekipi që ka nevojë për qetësi dhe bashkim.

Petëza ka lindur në Shkodër më 4 korrik 1994 dhe e nisi sportin e volejbollit që në moshë të re dhe prej vitesh është shndërruar në një pikë referimi tek ekipi i Vllaznisë. Luan në pozicionin 3 dhe dallohet për nivelin e saj duke qenë kësisoj një element që tashmë ka shkruar emrin e saj në historinë e kësaj skuadre.

Prandaj dhe jo më kot, gjatë vitit të kaluar, në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të Sportklub Vllaznia, ajo u vlerësua si një nga “volejbollistet e shekullit”.

Gazeta “Shkodra Sport” i uron Klavia Petëzës edhe 100 vite të tjera të lumtura dhe një karrierë sa më të suksesshme edhe në të ardhmen!
www.shkodrasport.com