Kampionati i kategorise se pare ka hyre tashme ne nje faze interesante dhe nese ne garen per play-off verdiktet thuajse jane zgjidhur, krejt e kunderta ndodh me skuadrat qe luajne per play-out.

Sidomos ne grupin A situata eshte shume interesante. Jane tre skuadra qe duan t’i shkeputen fundit dhe pikerisht Veleçiku, Terbuni dhe Dinamo.

Dy prej tyre sot do te perballen me njera- tjetren ne oren 17.30 ne fushen sportive “Reshit Rusi”, pikerisht Veleçiku dhe Terbuni. Te dy skuadrat do te luftojne per fitoren dhe ne pamje te pare pukjaneve u ben pune edhe barazimi sepse do te ruanin diferencen prej nje pike me koplikasit.

Keta te fundit nderkohe do te tentojne fitoren sepse keshtu mund te jene me te qete per 3 javet e mbetura deri ne fund te kampionatit. Tek Veleçiku nderkohe sot debuton ne pankine trajneri Ardi Rustemaj i cili mori drejtimin e tij pas largimit te Besnik Dulit nga drejtuesit e klubit.

Shanset me te medha per fitore kuptohet qe i kane vendasit, megjithate Terbuni edhe javen e kaluar ne transferte ndaj Dinamos kur i mori barazimin, tregoi se nuk eshte nje kundershtar qe kalohet lehte. Ajo qe eshte e sigurte, ka te beje me faktin se rezultati i ndeshjes se sotme, mund te “djege” njeren prej ketyre dy skuadrave.
www.shkodrasport.com