Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka arritur një fitore të lehtë pasditen e sotme ndaj Elbasanit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të kampionatit. Në fund të takimit që nuk ka zgjatur shumë, kuqeblutë e trajnerit Mikopli kanë fituar lehtësisht 3-0.

Seti i parë është mbyllur në shifrat 25-15 ndërkohë që në të dytin elbasanit u munduan të rezistojnë disi megjithatë shkodranët fituan 25-17 ndërsa në të tretin ka pak histori sepse ai do fitohej edhe më thellë, 25-12. Në këtë mënyrë, me këtë fitore, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 6 pikëve duke mbajtur për momentin vendin e pestë në renditje megjithatë në ndeshjet e ardhshme pritet që fitoret të vazhdoojnë dhe ekipi të futet në katërshen e ekipeve më të mira, gjë që është edhe objektivi momental për të.
© shkodrasport.com