Tek volejbolli i femrave te Vllaznise serish nuk ka qetesi. Edhe vendimi per te mos miratuar emerimin e Artan Kalajes ne postin e zevendestrajnerit te ekipit, nuk ka ndryshuar asgje. Diten e fundit, vajzat jane drejtuar ne stervitje nga njeri prej dy trajnereve te tij, pikerisht Adrian Mikopli, por duket se ato kane nje preference tjeter.
Kete gje ia kane bere te ditur edhe kryetares se Bashkise Shkoder, zj. Voltana Ademi, por edhe Drejtorise se Sportit prane ketij institucioni. Ato i kerkojne rikthimin ne pozicionet e meparshme te dy trajnereve te pjeses se dyte te sezonit 2019-2020, konkretisht trajnerit te pare Besnik Lisha dhe emerimin e ndihmesit te tij Artan Kalaja.
Kerkesa mban daten 9 qershor dhe ne fund eshte e firmosur nga 10 volejbollistet e ekipit te Vllaznise, duke filluar nga kapitenia Peteza, per te vazhduar me Bardelin, Zhivanin, Mollen, Dodanin, Kuçin, Kaçin, Becin, Kirin e Preçetajn.
Me poshte keni tekstin e plote te kerkeses se tyre:
E nderuar Znj.Ademi,
Ne, ekipi I Volejbollit të Femrave të Rritura VLLAZNIA,nisur nga problematikat dhe shqetësimet qe janë krijuar,ju shkruajmë këtë letër për t’ju kërkuar që të merrni në konsideratë kërkesën tonë lidhur me vendimet së fundmi.
Në këto kushte, duke marrë parasysh situatën e krijuar kohët e fundit,Ekipi I Volejbollit të Femrave të Rritura kërkon:
Rikthimin në pozicionet e mëparshme të dy trajnerëve të sezonit të dytë të vitit 2019-2020, konkretisht trajnerit të parë z.Besnik Lisha dhe emërimin e ndihmësit të tij z.Artan Kalaja.
Kjo kërkesë ka për qellim mbarëvajtjen e ekipit, në mënyrë që të përmbushen sa më shpejt objektivat në planin 5-vjeçar,për ringritjen e Volejbollit të Femrave Shkodran, në rang Kombëtar dhe Ndërkombëtar.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,mbetemi në pritje të vendimit tuaj dhe të sugjerimeve lidhur me zgjidhjen e kësaj çështjeje!
Me respekt,
Ekipi I Volejbollit të Femrave të Rritura VLLAZNIA