HomeKRYESOREVolejbollisti Gledis Lloshi lë Skënderbeun dhe rikthehet te Vllaznia

Volejbollisti Gledis Lloshi lë Skënderbeun dhe rikthehet te Vllaznia

Pas vetëm një sezoni tek Skënderbeu, volejbollisti Gledis Lloshi ka vendosur të rikthehet sërish te Vllaznia. Skuadra shkodrane ka nisur përgatitjet për sezonin e ri vetëm para pak ditësh dhe pjesë e saj në stërvitje është edhe 29 vjeçari.

Padyshim që ky është një lajm i mirë për ekipin e Vllaznisë i cili ka nevojë për përforcime dhe kuptohet që Lloshi do të japë kontributin e tij në rolin e pasuesit, falë edhe eksperiencës që ai ka.

Kujtojmë që Gledis Lloshi ka qenë pjesë e Vllaznisë kampione të vitit 2017, atëherë kur ish- trajneri Mark Kroqi i besoi rolin e titullarit në shumë ndeshje dhe ai e justifikoi plotësisht duke qenë në këtë mënyrë pjesë e atij suksesi të vetëm dhe historik.

Por pas atij suksesi me Vllazninë, volejbollisti shkodran ka provuar të luajë edhe me Erzenin në sezonin 2019-2020, ndërsa në sezonin e kaluar u bë pjesë e Skënderbeut bashkë edhe me dy shkodranët e tjerë, Tuad Drinazi dhe Klaudio Prekën.

Lloshi tashmë është rikthyer sërish te Vllaznia duke u vënë në dispozicion të trajnerit Kalaja dhe sigurisht që me këtë përforcim skuadra është edhe më e plotë në prag të startit të sezonit të ri./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments