HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEVota "e çuar dëm" e Veleçikut, a do të rikthehet administratori Halaj?

Vota “e çuar dëm” e Veleçikut, a do të rikthehet administratori Halaj?

Kampionati i kategorisë së dytë do të nisë të dielën me ndeshjet e fazës së dytë të tij dhe në Koplik do të luajë Veleçiku vendas me Kukësin B.

Padyshim që objektivi do të jetë fitorja sepse koplikasit duan që të kapin vendin e parë në renditje. Por pikëpyetja e momentit është ajo nëse do të rikthehet sërish administratori i klubit Shpëtim Halaj.

Siç është bërë e ditur, ai dha dorëheqjen nga ky post tre javë më parë ngaqë pati polemika me kryebashkiakun e Koplikut Tonin Marinaj, pikërisht për punën e pjesmarrjes në Asamblenë e FSHF-së.

Fillimisht ishte caktuar Halaj si delegat me të drejtë vote por më pas, gjërat morën karakter politik dhe prandaj më pas kryebashkiaku Marinaj vuri veton duke dërguar emrin e tij për Asamble.

Kjo nuk i pëlqeu administratorit që dha dorëheqjen. Por sot, kur është marrë vesh se vota e Tonin Marinajt “shkoi dëm” ngaqë Bashkim Fino nuk fitoi.

E përderisa kjo votë nuk vlejti, të shpresojmë që mosmarrëveshjet e Halajt me kryebashkiakun Marinaj dhe ai të kthehet në krye të Veleçikut sepse skuadrës i duhet prania e tij për të arritur objektivin që ka: ngjitjen në kategorinë e parë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments