...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVucaj- Vllaznia ende asnjë akord. Pritet një takim mes palëve

Vucaj- Vllaznia ende asnjë akord. Pritet një takim mes palëve

Pavarësisht se ditën e sotme është bërë thuajse e kryer firmosja e kontratës së mesfushorit shkodran Vucaj me Vllazninë, në fakt kjo gjë nuk mund të quhet e përfunduar. Lojtari mësohet të ketë patur kontakte me drejtues të klubit por palët ende nuk kanë biseduar për anën financiare.

Sigurisht që Vucaj është një futbollist që pëlqehet shumë edhe nga ana e trajnerit Cungu i cili ka katër vite që e kërkon ta ketë në çdo skuadër ku ka drejtuar por për të, më e rëndësishme për momentin është gjetja e një mbrojtësi qendre apo dhe e një sulmuesi. Për mesfushorë qendre, pozicion ku luan Vucaj, aktualisht skuadra nuk ka shumë nevojë. Gjithsesi në dy- tre ditët e ardhshme pritet të ketë më tepër zhvillime në këtë drejtim.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.