Dy dite me pare u be publik miratimi i lejes se ndertimit per kompleksin sportiv qe do te nderohet ne Shkoder dhe padyshim qe ky ka qene nje lajm i shkelqyer per te gjithe.

Njeri prej investitoreve te ketij kompleksi eshte edhe presidenti i basketbollit te Vllaznise Alban Xhaferi qe njekohesisht eshte edhe sponsor i futbollit kuqeblu.

Ai e ka pare te arsyeshme sot te falenderoj te gjithe ata qe kontribuan deri ne kete pike per kete kompleks qe do te jete

E vleresoj maksimalisht angazhimin e përbashkët të Kryetares se Bashkisë Shkodër dhe të Kryeministrit Shqiptare për miratimin e lejes zhvillimore në ndërtimin e kompleksit sportiv ku perfshihen 3 fusha te mbyllura për lojrat me dorë si dhe 6 fusha tenisit.

Një sipërmarrje sportive aspak e lehtë e iniciuar mes miqesh dhe dashamires te sportit qe duhet mbeshtet ne cdo hap dhe nga të gjitha nivelet e qeverisjes vendore dhe qendrore dhe më gjerë për ti dhënë mundësinë tifozeve te zjarrte shkodran, qytetareve dhe veçanarisht të rinjve për tu marre me sportet e lojrave me dore ne pergjithesi.

Me ndihme te Zotit uroj dhe shpresoj qe kjo sipërmarrje unike dhe e rëndësishme për qytetin tonë, pse jo edhe për të gjithë rajonin, të realizohet sa më shpejt dhe të vihet në funksion të zhvillimit të lojrave me dorë për ti sjell një dimension të ri zhvillimit të këtyre sporteve.

Dua t’i falenderoj te gjithe miqte ,partneret e biznesit ,dashamiresve qe u bene pjese e ketij projekti dhe vecanarisht agjencine Shkodra Graiglist me pronar Armando Lohjen qe na bashkoi ne kete sipermarrje”- shkruan ai./SHKODRA-SPORT.COM/