Dëmtimi i rëndë që pësoi sulmuesi kryesor i këtij ekipi Rejdison Gjurkaj në fazën e parë të kampionatit, u mendua se do të ndikonte në ecurinë e Vllaznia U-17.

Megjithatë me kalimin e javëve, mungesa e tij erdhi duke u zëvendësuar gradualisht.

Detyrën e shënimit të golave e morën përsipër dy futbollistë të tjerë.
Bëhet fjalë për mesfushorin Rigers Xhahysa dhe sulmuesin Sindrit Barbullushi.

I pari ndonëse nuk luan afër portës kundërshtare, me aftësitë që ka shpeshherë ka qenë përcaktues me golat që ka shënuar.

Jo më kot, është golashënuesi më i mirë i ekipit me 14 gola të shënuar deri më tani.

Ndërkohë, 13 gola ka shënuar Barbullushi i cili sidomos në këto ndeshjet e fundit ka shënuar rregullisht.

Madje, në takimin e së mërkurës ndaj AAS ka shënuar një tripletë. Detyra e këtyre dy futbollistëve por edhe e pjesës tjetër të ekipit padyshim që është mbyllja me sukses e këtij kampionati.

Vllaznia U-17 ka siguruar play off-in dhe do të luftojë deri në fund për fitimin e titullit kampion të këtij sezoni.
© shkodrasport.com