Skuadra e Bazelit është duke kaluar një moment jo të mirë teksa ndodhet në një krizë të rezultateve.

Së fundmi edhe lojtari i Kombëtares Taulant Xhaka ka ndryshuar pozicionin e tij nga një mesfushor në një mbrojtës qendre dhe për këtë ai ka folur në një intervistë.

“Më shumë më pëlqen të luaj në mesfushë. Është e qartë që të qenurit një mesfushor është pozicioni im i preferuar. Por edhe mbrojtës qendre ka disa avantazhe.

Cili është një avantazh?

Tani vrapoj më pak(qesh)! Jo, seriozisht. Është përsëri një pozicion në qendër. Si një mbrojtës qendre ke avantazhin se e shikon të gjithë fushën dhe mund ta kontrollosh atë.

Ndërsa në mesfushë ke presion nga të gjitha krahët. Një humbje e topit në atë pozicion mund të sjellë një kundërsulm.