Flamurtari feston sot 97 vjetorin e krijimit, ndërsa të shumtë kanë qenë lojtarët e mëdhenj të kampionatit tonë që kanë veshur fanellën kuqezi të vlonjatëve.

Në këtë ditë feste, Xhevahir Sukaj nuk mund të mungonte me urimin e tij.

Shkodrani që luan sezonin e dytë me Flamurtarin, ka folur me fjalë zemre ndaj klubit që ka bërë histori në futbollin tonë. 97 vjet histori.

“Mirënjohje të gjithë atyre ikonave që mbajtën veshur fanellën e Flamurtarit. Jam i nderuar që e mbaj veshur”, ka shkruar Sukaj në urimin e tij./newsport/