Xhevair Sukaj është një nga sulmuesit më me eksperiencë në Kategorinë Superiore. Bomberi shkodran është pjesë e Flamurtarit këtë sezon e në një lidhje me “Fan Zone”, Sukaj është shprehur se ditën e djeshme janë rikthyer në stërvitje.
“Starova ma bëri legjendë këtë punën e barkut dhe duhet ta pranojë. Flamurtari është i vetmi ekip që e ka mbajtur karantinën e plotë pas urdhërit të presidentit. Dje kemi filluar stërvitjen e parë të gjithë bashkë dhe jemi pa stërvitje”.
Çfarë po ndodhë në Vlorë? “Ne e nisëm sezoni vonë me lojtarë jo të duhur për Kategorinë Superiore. Duke parë ekipet e tjera që ishin përgatitur më mirë se ne normale që ne do të ishim në këtë vende të renditjes. Ka pasur probleme me pagesat dhe ne kemi respektuar garën ndryshe nga ekipet e tjera që mund të prishnin kampionatin”.
Sukaj te Flamurtari? “Batha më mori te Flamurtari dhe ishte një periudhë jo e mirë për mua. Rënien nga Vllaznia e përjetova pak keq. Nuk na kërkuan as të rrinim më lëri problemet e tjera.
Ne vjet te Flamurtari kishim ekipin më të mirë në Superligë dhe mund të ishim kampion nëse nuk do të kishte probleme pagash dhe largime. Çdo ekip ka probleme pagesash dhe presidenti jonë kërkon ligjin e sportit e shpresojmë të bëhet pasi do të jetë më komode. Ligji I sportit do të rrisi edhe nivelin e futbollit në Shqipëri”.
E ardhmja? “Të them të drejtën nuk u përkushtova shumë pas kthimit nga Irani. Isha shumë pak i motivuar dhe nuk e kam menduar largimin nga futbolli. Nuk e përjashtoj asnjëherë të largohem edhe nga sporti fare.
Unë kam treguar që nuk braktis atë që marrë përsipër, por unë do të jem i fundit që do të largohem. Do të kem një kohë ta mendoj dhe ajo do të jetë një pjesë që do e marr përsipër pasi nuk do të jetë e lehtë”.
Partizani? “Ka qenë ekip më I fortë atëherë se tani dhe nga 2015-2017 ka qenë skuadra më e mirë edhe se vjet që doli kampion. Edhe këtë sezon kanë një skuadër të mirë, por nuk e di ku u ka çaluar situata, por del nga situata shumë shpejt.
Pengu im në karrierën time ka qenë që nuk kam luajtur me Kombëtaren. Kam qenë në disa grumbullime, por nuk kam luajtur. Kur kam luajtur unë ka qenë një kontigjent që duhej të hyje në trailer që të zije vendin.
Kanë luajtur disa lojtarë para meje që nuk e kanë merituar të luajnë, por nuk kam bërë polemike. Gjithashtu peng tjetër është rrezimi I Vllaznisë që sipas medimit tim ishte dora e dikujt tjetër.
E mira që sezoni do të rinisi pasi çdo skuadër do të mari atë që meriton. Jam shumë i lumutr që fillon gara. Kam informacione që disa skuadra kanë bërë stërvitje që në javën e parë të pandemisë dhe këto skuadra do të jenë të favorizuar.
Partizani vjet që doli kampion nuk kaloi asnjë krizë, për mua Tirana nuk është më mirë se Partizani apo Kukësi. Më bëhet qejfi që Tirana ëshë në vend të parë dhe këtë e dinë shokët dhe mendoj se e kanë mbyllur çështjen e titullit”./newsport/