Gazetari Sokol Xhihani, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, pas aventurës së nisur nga trajneri Silvinjo te Kombëtarja shqiptare.

Xhihanit deklaroi se Shqipëria ka lojtarë të mirë, por të vështirë për t’i menaxhuar. Sipas tij, në kohën e De Biasit, ndryshe nga tani, lojtarët ishin me më këmbë në tokë.

Impakti i parë është i mirë për trajnerin. Gjithmonë trajnerët kështu e nisim, por të shikojmë si do menaxhohet situata pas ndeshjes. Grupin e lojtarëve e kemi të mirë, por të vështirë për t’i menaxhuar.

Këtë problem ka pasur Reja. Silvinjo thotë se filozofia është që do 4-5 liderë. Grupi është i vështirë për tu menaxhuar. Kur ishte De Biasi, ishin lojtarë me më këmbë në tokë.

Tani kemi lojtarë nga Inter, Chelsea dhe lojtar që shënon 20 gola. Kjo sjell edhe një eufori te lojtarët. Disa shenja janë parë edhe më përpara, një mungesë entuziazmi të grupit. Pavarësisht se shumë e kanë kritikuar, unë i jap notë pozitive trajnerit Reja.